Klubi Futbollistik “Ballkani” ka arritur marreveshje me trajnerin gjilanas, Bekim Isufin, i cili pritet ta drejtoj skuadrën suharekase në sezonin e ri, shkruan Gazetasheshi.com
Isufi është pasardhës i Bledi Shkëmbit, që u shkarkua pas një sezoni jo të mirë me klubin.
Kujtojmë se Isufi ka udhëhequr disa klube në Kosovë, Dritën, Ferizajin e Hajvalinë.
Ky është postimi i plotë i FC Ballkanit:
Të dashur tifozë
Ju njoftojmë së timonieri i FC Ballkani-t për sezonin 2021/22 është emëruar z. Bekim Isufi i cili ishte me i përafert sa i përket misionit dhe vizionit të klubit.
Duke parë së këto dy komponente janë harmonizuar kemi vendosur qe drejtimin e klubit na aspektin sportiv për edcionin e ardhshëm t’ia besojmë z. Isufit.
Na priftë e mbara Suharekë