“Nuk do të votoj pro tërheqjes e as kundër tërheqjes së Trustit”.
Ky është qëndrimi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli për sa i përket tërheqjes së Trustit, pa treguar nëse do të abstenojë apo s’do të votojë fare.
Këtë qëndrim e dha gjatë seancës së Kuvendit ku po diskutohet tërheqja potenciale e një pjese të mjeteve të Trustit.
Humolli kohëve të fundit ka kritikuar Qeverinë e drejtuar nga shefi i tij në parti, Albin Kurti.
Kjo për shkak të mospërfshirjes së veteranëve në Projektligjin për pagën minimale.
“Hekuran Murati dyshoj që ka ndjenja kombëtare”, e ka gjykuar Humolli ministrin e Qeverisë Kurti.
E sot po mbahet seanca për Kurtin, ku partia në pushtet; Lëvizja Vetëvendosje është pozicionuar kategorikisht kundër tërheqjes së mjeteve të trustit me pretendimin që “rrënon sistemin pensional të Kosovës”.