Policia e Kosovës ka njoftuar se në Drenas burrë e grua janë rrahur mes vete duke i shkaktuar lëndime njëri-tjetrit. Policia njofton se atyre u është ofruar tretman mjekësor dhe pas konsultimit me prokurorin, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Gllogoc 09.07.2022 – 09:35. Është raportuar se dy të dyshuar (bashkëshort) kosovar-e, janë rrahur mes vete duke i shkaktuar lëndime njëri tjetrit. Atyre u është ofruar tretman mjekësor dhe pas konsultimit me prokurorin, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.