Dogana e Kosovës ka publikuar buletinin mujor për gushtin 2026, duke raportuar rritje të të hyrave dhe intensifikim të aktiviteteve kundër kontrabandës dhe ekonomisë joformale.
Sipas të dhënave të Doganës, të hyrat doganore gjatë gushtit arritën në 194.38 milionë euro, që paraqet rritje prej 5.2 për qind, apo mbi 9.6 milionë euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në kuadër të luftës kundër kontrabandës së barnave, autoritetet kanë sekuestruar 2,161 pako me barna, të cilat ishin pa dokumentacion përkatës dhe pa banderola të Republikës së Kosovës.










