Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan, Albana Demiri ka mbajtur një takim me psikologët dhe pedagogët e shkollave të komunës sonë.
Në takim u diskutuan nevojat për numër më të madh të profesionistëve të shërbimit psikopedagogjik, nevojat për kushte më të mira, si inventarizimi i hapësirave dhe sigurimi i mjeteve të punës.
Drejtoresha Albana Demiri u zotua që do t’i fuqizojë këto shërbime me planprograme bashkëkohore të intervenimit në shkollë dhe krijimin e mundësive për trajnime të tjera profesionale, të cilat e rrisin kualitetin e shërbimeve në institucionet edukativo-arsimore.
Takimet mes drejtoreshës dhe profesionistëve të shërbimit psikologjik do të jenë në baza të rregullta mujore, njofton DKA.