Drita ka kënaqësinë të njoftojë se ka ushtruar të drejtën e blerjes për sulmuesin Mike Arthur, i cili deri më tani ishte pjesë e skuadrës sonë në formë huazimi nga klubi ganez United Black Eagles Sporting Club.
Sulmuesi 19-vjeçar ka treguar potencial dhe përkushtim gjatë sezonit të fundit, duke regjistruar 590 minuta në të gjitha garat me fanellën bardhekaltër. Gjatë kësaj periudhe, ai ka kontribuar me 4 gola dhe 2 asistime, duke dhënë kontribut të rëndësishëm për ekipin.
Pas aktivizimit të opsionit të blerjes, Mike Arthur ka nënshkruar kontratë afatgjatë me klubin, e cila do ta mbajë atë pjesë të FC Dritës deri në verën e vitit 2030.
I urojmë Mike-ut shumë suksese dhe arritje të reja me ngjyrat bardhekaltër!

