FC Drita ka arritur një fitore të thellë ndaj Prishtinës, duke dominuar ndeshjen dhe përfunduar me rezultat 3-0. Me lojë të organizuar Drita krijoi raste të shumta dhe e tejkaloi Prishtinën në çdo aspekt të lojës, duke dëshmuar epërsi taktike dhe fizike.
Pas kësaj ndeshjeje, Drita ka ende dy ndeshje të pazhvilluara dhe është vetëm një hap larg kreut të tabelës, duke forcuar pretendimet për titullin kampion.
Drita tani është në pozitën e tretë me 18 pikë.