Dy vajza janë raportuar si të zhdukura në 24 orët e fundit në Kosovë.
Rasti i parë ka ndodhur në Fushë Kosovës, ku sipas policisë, një baba ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe se nuk di gjë për vendodhjen e saj.
“Lagja 28. Fushë Kosovë 11.09.2021 – 13:00. Ankuesi mashkull kosovarka raportuar se vajza e tij viktimë femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj”, thekson raporti.
Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur në Gjilan, ku po ashtu një baba ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia.
“Rr. Mark Lleshi, Gjakovë 13.09.2021 – 07:00. Më 14.09.2021 ankuesi mashkull kosovar, raportuar se vajza e tij viktimë femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj”, thuhet në raport.