Drilon Islami njëri prej futbollistëve më punëtorë, një djalë i urtë dhe i përkushtuar dëshiron që të lë gjurmë në klub.
Dy vite më parë Driloni erdhi nga ekipi i Ferizajit si një talent i ri, për tu formuar dhe për tu pjekur si futbollist tek ne.
Për këto dy vite, progresi i tij ishte i jashtëzakonshëm dhe nga ndeshja në ndeshje si një profesionist i vërtetë e shfrytëzonte qdo minutë që treneri Nuhiu ja ipte për të fituar edhe më shumë besimin e trenerit.
Pas takimit që kishim mes drejtuesve të klubit dhe Drilonit, është arritur marrëveshja që Driloni të jetë me ne edhe për tre vitet e ardhëshme dhe ku pritet që Driloni të jep kontributin e tij në projektet e klubit.
“Jam shumë i lumtur që kam vazhduar me klubin. Dëshira ime ishte që unë të vazhdoja këtu dhe sigurisht që jam shumë i lumtur që edhe klubi beson shumë në mua.
Jam i vetëdijshëm që ngritja ime si futbollistë është fal klubit ku jam dhe fal punës së trajnerëve andaj i jam shumë falenderues. Do të mundohem që të rritem edhe më shumë si futbollist në mënyrë që të kontriboj edhe më shumë për klubin”.
FC DRITA⚪️?