Sport Club Gjilani ka blinduar një prej talenteve të akademisë, duke i ofruar kontratë profesionale sulmuesit 19-vjeçar Elton Isufi.
Isufi ka firmosur kontratë me klubin deri në vitin 2029, duke u bërë pjesë e projektit të SC Gjilanit për zhvillimin dhe promovimin e futbollistëve të rinj.
Sulmuesi qendror prej kohësh është afruar me ekipin e parë, ndërsa në fazën e fundit përgatitore ka treguar formë të mirë, duke realizuar tre gola.
Kontrata profesionale shihet si një tjetër hap i rëndësishëm në karrierën e Isufit, i cili synon të fitojë hapësirë dhe të bëhet pjesë e rëndësishme e ekipit të parë të SC Gjilanit.
Klubi gjilanas ka bërë të ditur zyrtarisht se beson në potencialin e futbollistit dhe në zhvillimin e tij në vitet e ardhshme.

