Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së z. Elvir Azizi viziton Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit me rastin e përfundimit të punimeve infrastrukturore-rrugore.
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës z. Elvir Azizi, gjatë vizitës në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, është njoftuar nga afër me përfundimin e punimeve infrastrukturore-rrugore dhe përmirësimet e realizuara në hapësirat e spitalit.
Drejtori I Spitalit të Përgjithshëm Gjilan Dr.Afrim Cana theksoi se këto investime kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të punës për stafin shëndetësor, lehtësimin e qasjes për pacientët dhe krijimin e një ambienti më funksional të hapsirave për parkim të veturave, gjithashtu Dr.Afrim Cana shpreh mirënjohje për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të SHSKUK-së në realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e infrastrukturës.
Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së z. Elvir Azizi theksoi rëndësinë e investimeve infrastrukturore në përmirësimin e kushteve për pacientët dhe stafin shëndetësor, duke vlerësuar angazhimin e përbashkët të institucioneve për avancimin e shërbimeve shëndetësore dhe krijimin e një ambienti më funksional e bashkëkohor në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, ai nënvizoi se përfundimi i këtyre punimeve përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës spitalore.
Nga afër u inspektuan edhe punimet që po vazhdojnë në objektin e ri të Pediatrisë, një projekt i rëndësishëm që synon përmirësimin e kushteve për trajtimin e pacientëve dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore në ambiente moderne dhe funksionale.










