Sonte, Prishtina dëshmoi se Kosova është gati për një fillim të ri.
Në një tubim madhështor, me mijëra qytetarë të mbledhur rreth vizionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, u ndje fuqishëm energjia e bashkimit, shpresës dhe besimit në të ardhmen.
Kosova ka nevojë për më shumë unitet e më pak përçarje, për më shumë dialog e më pak konflikt, për më shumë dije, përvojë dhe përgjegjësi në qeverisje. Ka nevojë për rikthimin e partneritetit të shkëlqyer strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për rivendosjen e frymës rugoviane në politikën kosovare.
Këto zgjedhje janë më shumë se një garë politike. Janë një përcaktim për drejtimin që do të marrë vendi ynë në vitet që vijnë.
Atmosfera e jashtëzakonshme e kësaj mbrëmjeje më forcoi bindjen se qytetarët e Kosovës janë të gatshëm të zgjedhin bashkimin, përgjegjësinë dhe shpresën.
Kosova meriton më shumë.
🗳️ LDK 113 ✅
🗳️ Ferid Agani 38 ✅
#LDK113 #FeridAgani38








