Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar para pak çastesh se të gjitha biletat për ndeshjen e sotme kundër Qipros janë shitur.
Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do të jetë i mbushur plot për këtë ballafaqim të rëndësishëm, i cili zhvillohet sonte në orën 20:45.
Interesimi i madh për këtë përballje ka bërë që asnjë vend i lirë të mos jetë i disponueshëm, ndërsa pritet një atmosferë elektrizuese në stadium. Megjithatë, ka një shqetësim nga ana e tifozëve për mundësinë që situata e të kaluarës të përsëritet, ku pavarësisht lajmeve për stadium të mbushur, kishte vende të zbrazura.
Kosova do të kërkojë të përmbyllë këtë përballje me një rezultat pozitiv kundër Qipros, në një ndeshje që do të jetë e rëndësishme për vazhdimësinë e tyre në garat ndërkombëtare.
Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ është i njohur për atmosferën e zjarrtë që krijojnë tifozët e Kosovës, dhe sonte pritet që ata të jenë lojtari i 12-të për ekipin e tyre kombëtar.