Komandanti i stacionit policor ne Gjilan Major Agim Lipovica ka pritur në takim Kryetaret e Këshillave Lokal për Siguri Publike të cilat funksionojnë në komunën e Gjilanit.
Teme kryesore e këtij takimi ka qenë Gjendja e Sigurisë, bashkëpunimi, parandalimi, Identifikimi i vështirësive dhe bashkëpunimi i ndërsjellët me qëllimin e ngritjes se nivelit të sigurisë në Komunë.
Komandanti i stacionit dhe udhëheqësit e këtyre KLSP, e vlerësuan gjendjen e mirë të sigurisë në komunën e Gjilanit si dhe premtuan se do te angazhohen edhe më tej me qëllimin e vetëm për mirëqenien dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve.
Poashtu nga anëtarët e KLSP -ve që vijnë nga komunitetet joshumicë raportet ndër etnike u vlerësuan të kënaqshme si në Lagjen “Avdullah Presheva “,Livoç i Epërm dhe Ponesh etj.
Policia e Kosovës është e përkushtuar për ambient të qetë dhe prosperues për të gjithë.