Këngëtarja gjilanase Frosina ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor me titull “T’fala”, i cili vjen i shoqëruar edhe me një videoklip.
Me këtë lansim, artistja vazhdon të sjellë projekte të reja për publikun, duke dëshmuar përkushtimin e saj në skenën muzikore. “T’fala” sjell një interpretim të veçantë nga Frosina dhe pritet të jetë një nga këngët që do të dëgjohet shumë gjatë kësaj periudhe.
Pas publikimit, projekti ka marrë vëmendje të madhe nga publiku dhe është pritur shumë mirë nga adhuruesit, të cilët e kanë vlerësuar këngën dhe videoklipin me komente pozitive në rrjetet sociale.

