Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Budrigë, janë arrestuar katër persona, dy prej tyre shtetas të Maqedonisë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje, gjersa ishin duke lëvizur me dy vetura, njëri prej të dyshuarve kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës tjetër.
Përveç dëmeve materiale në veturë, nuk ka persona të lënduar. Si provë materiale është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.