Gjilani ka barazuar në shtëpi me Dritën me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 33-të të Superligës së Kosovës.
Ishte Fiton Hajdari që shënoi me kokë për 1-0 në minutën e 20-të të takimit.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë Drita ishte më e mirë, pasi i duhej edhe goli dhe fitorja.
Kampionët aktual u kthyen në lojë në minutën e 59-të të takimit.
Ishte nigeriani Esosa Priestley Irogue që shënoi për 1-1.
Drita mbetet në vendin e dytë me 69 pikë, tri më pak se lideri Prishtina.