Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sot është hapur aplikimi për studentë për të përfituar mbështetje prej 100 euro.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët aktivë që studiojnë në programet e akredituara në Republikën e Kosovës, raporton teve1.info
Ministri ka bërë të ditur se aplikimi do të jetë i hapur deri më 6 nëntor, në platformën eKosova, ngjashëm sikurse herën e kaluar për studentët shtetas dhe jo-shtetas që studiojnë në Kosovë.
Ndryshe, listat do të verifikohen dhe listat e konfirmuara do të procesohen.