Ramush Haradinaj i ka vënë seriozisht syrin Zyrës së Presidentit të Kosovës.
Ai është shprehur se oferta e AAK-së në këto zgjedhje është ai të jetë president dhe kjo kryeministër, pavarësisht rezultatit që do të korrin në zgjedhje.
“Edhe nëse ne fitojmë 51 përqind nuk jam kandidat për kryeministër. Nuk kemi vija të kuqe me askënd. S’kam plane të një pune në ekzekutiv”, është shprehur ai në Klan Kosova.
“Kushdo që i fiton zgjedhjet do t’i mbulojë tre përgjegjësitë; presidentin, kryeministrin dhe kryetarin e kuvendit. Nëse ne fitojmë i thërrasim të tjerët. AAK sikur t’i fitojë zgjedhjet nuk do ta kishte synimin për t’i pasur të gjitha përgjegjësitë. Nëse nuk ruhet ekuilibri i pushteteve nuk do ta respektojmë votuesin”.
Haradinaj është shprehur se pse ai do të ishte më i nevojshëm në Zyrën e Presidentit sesa Vjosa Osmani e Vetëvendosjes.
“Kam respekt për Vjosën si zonjë, intelektuale dhe në politikë dhe mendoj se ka vlerat e veta. Por unë kam rekord më të gjatë të ballafaqimit me Serbinë nga 1994 deri ta taksa, ushtria, Trepça… Këto flasin se përballë Serbisë jam kredibil. Edhe ajo ka angazhimin e vet pro Kosovës për në raport të përballjes me Serbinë rekordi im është më i gjatë”.