Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-Myftiut të Kosovës dhe ish-ambasadorit të Kosovës në Arabinë Saudite, Rexhep Boja, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së tij.
“E nderuara familje Boja,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Myftiut të Kosovës dhe ish-ambasadorit të Kosovës në Arabinë Saudite, Rexhep Boja.
Myftiun do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm në lobim për njohjen e Pavarësisë së Kosovës në shtetet e Lindjes së Mesme.
Me Myftiun Rexhep Boja kemi bashkëpunuar në disa raste për njohjen e shtetit tonë, derisa ishim bashkë edhe në Konferencën Islamike.
Do ta kujtoj gjithmonë si mik të mirë, njeri e intelektual të jashtëzakonshëm.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Boja, Bashkësisë Islame të Kosovës, kolegëve, miqve e farefisit.
Lamtumirë, miku im i shtrenjtë”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri.