Lajme

Sami Lushtaku nuk respekton vendimet antiCOVID të Qeverisë

Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku ka takuar sot një numër të madh të banorëve të Klinës së Poshtme dhe Abrisë.

Pavarësisht masave antiCOVID, në fotografitë e publikuara në Facebook nga Lushtaku, shihet se ai ka takuar shumë qytetarë, shumica e të cilëve ishin madje edhe pa maska.

Distanca shihet se nuk respektohet, ndërkaq në dy nga fotografitë takimet duket se janë mbajtur në ambient të mbyllur.

“Në lagjen Bajrami të Klinës së Poshtme dhe në lagjen Avdiu të Abrisë, takova shumë qytetarë mbështetës të PDK-së. Ashtu si gjithmonë, përkrahja e tyre për PDK-në është e madhe sepse të gjitha projektet në këto pjesë të Skenderajt kanë ardhur me qeverisjen e PDK-së. Vizioni ynë për zhvillimin e mëtejshëm të Skenderajt do të vazhdojë pas 17 tetorit sepse fitorja jonë është e padiskutueshme”, shkruan Lushtaku.

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
Close