Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur për koalicionin e Lëvizjes Vetëvendosje me Partinë Demokratike të Kosovës në Komunën e Gjilanit.
Haziri në dpt te Fidani në T7 ka thënë se është dëshmuar se kush janë ata që kanë kërkuar burgosjen e ish-presidentit Hashim Thaçi dh eish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli e që sot “kanë hyrë nën jorganin e tyre”.
Ai shtoi se nuk duhet të ju vie keq për të kaluarën.
“Kjo është ajo që quhet ‘jeta është më e gjatë sesa proceset politike’. Kjo dëshmon, kush është ai që ka dalë rrejshëm, që ka bërë montazhe të fotografive. Kush janë ata që ja kanë kërku burgosjen Hashim Thaçit, Kadri Veselit, me flamuj në krahë e sot janë hy nën jorganin e tyre, janë në një shtrat t’u fjet. Nuk duhet me ju ardhë keq prej të kaluarës së tyre”, ka thënë Haziri./Express/