Zgjedhjet Komunale 2021

Haziri viziton dy biznese që udhëhiqen nga gratë dhe njërën nga pikat e Led Com

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot dy biznese që udhëhiqen nga gratë dhe njërën nga pikat e Led Com, që është investim nga Zvicra.

Haziri, i cili i prit nga pronari i Led Com, Refik Ramadani, i ka përgëzuar për sukseset e arritura.

“Gjatë ditës vizitova dy kompani që udhëhiqen nga gratë dhe njërën nga pikat e Led Com, që është kompani me investime nga puna në Zvicër. E përgëzova pronarin e Led Com, Refik Ramadani dhe udhëheqëset e dy kompanive tjera për sukseset e mëdha dhe gjenerimin e një numri të madh të vendeve të punës. Do ta vazhdojmë bashkëpunimin e mirë me të gjitha bizneset e Gjilanit. Krenar me këto biznese të suksesshme!”, ka thënë kryetari Haziri.

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
Close