NJOFTIM PËR NDËRPRERJE TË PLANIFIKUAR TË FURNIZIMIT ME UJË
📅 Data: 26 qershor 2026 (e premte)
🕘 Ora: 09:00 – 15:00
Ju njoftojmë se për shkak të punimeve të planifikuara për kyçjen e gypit të ri me profil fi 250 mm në rrjetin ekzistues të ujësjellësit, në rrugën “Hamdi Kurteshi” tek Rrethi i FSK-së, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.
📍 Zonat e prekura:
– Rr. Gjinollët
– Zabel
– Arbëri
– Rr. “Lidhja e Prizrenit”
– Rr. “Marie Shllaku”
– Fshati Kufcë
– Rr. “Lufta e Gjilanit”
– dhe zonat përreth
Lusim konsumatorët që të sigurojnë sasi të mjaftueshme të ujit për nevojat e tyre gjatë kohës së ndërprerjes.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.
KRU “Hidromorava” Sh.A. – Gjilan
📞 0800 61 000

