Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se ka prezantuar para përfaqësuesve të organizatës gjermane GIZ projektet strategjike që synojnë transformimin mjedisor dhe urban të qytetit.
Në takimin e zhvilluar, sipas Hysenit, janë diskutuar dhe janë marrë vendime të rëndësishme për vazhdimin e realizimit të Planit Ndërkomunal për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave dhe Masterplanit të Hapësirave Publike, dy projekte që pritet të ndikojnë në krijimin e një Gjilani më modern dhe më të qëndrueshëm.

