Nder i veçantë për Hotel Gallery – Thermo Mineral & SPA, që në kuadër të Kampionatit Evropian për të Rinj dhe U15 ka mirëpritur Mohammed Jalood, Presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes (IWF), si dhe Dr. Astrit Hasani, Presidentin e Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF).
Pjesëmarrja e figurave më të larta të peshëngritjes botërore dhe evropiane në Hotel Gallery përbën një vlerësim të veçantë për mikpritjen dhe standardet që ofron hoteli.
Hotel Gallery është pjesë e këtij organizimi të rëndësishëm ndërkombëtar, duke kontribuar në akomodimin dhe mikpritjen e sportistëve, delegacioneve dhe drejtuesve të federatave të peshëngritjes.
Ky organizim po sjell në Kosovë emra të rëndësishëm të sportit ndërkombëtar dhe po e vendos vendin në vëmendjen e komunitetit evropian të peshëngritjes. /Radio Star/

