Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka uruar FC Dritën për kualifikimin në raundin e tretë të UEFA Conference League, pas fitores së madhe dhe përmbysjes së rezultatit që i siguroi kampionëve të Kosovës vazhdimin e rrugëtimit evropian.
Përmes një postimi në Facebook, Hyseni ka shprehur krenarinë për paraqitjen e futbollistëve, stafit teknik dhe tifozëve “Intelektualët”, duke vlerësuar karakterin dhe vendosmërinë e treguar në këtë ndeshje të rëndësishme.
“Urime FC Drita! 🏆
Krenarë me kampionët tanë që treguan karakter të jashtëzakonshëm, përmbysën rezultatin dhe siguruan kualifikimin në raundin e tretë të UEFA Conference League! 💪🏻
Përgëzime të përzemërta futbollistëve, stafit teknik dhe Intelektualëve.
Jemi si gjithmonë krenar me ju dhe suksese drejt fitoreve të radhës në Evropë!”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

