Infektologu Ilir Alimehmeti ka thënë se Kosova është dy javë larg shfaqjes së valës së re të rasteve me COVID-19 krahasim me Shqipërinë.
Ai, ka theksuar se nuk duhet të ketë panik sikurse viteve të kaluara.
“Nuk është krejt e papritmas po pritej një valë, e cila godit Afrikën e Jugut, vijoi Portugalia në Evropë e para. Shqipëria ka filluar këtë rritje rreth dy javë më parë, duket se Kosova është në distancë dy javë nga Shqipëria, po t’i vini re rastet e Kosovës janë në rritje këto ditë”.
“Ne presim në Tiranë një rritje edhe për afro dy javë tjera, e kjo të kulmojë e të fillojë përgjatë korrikut të ulen rastet. Fatkeqësisht, kemi humbje jete dje edhe sot, por nuk presim një dramë të atillë si viteve të kaluara”, ka thënë Alimehmeti, njofton Klan Kosova.
Alimehmeti ka deklaruar se Omicroni nuk i përngjan Deltës pasi 80 përqind më pak ka gjasa për të quar në spital personat e infektuar.