Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas samitit të sotëm që u mbajt në Bruksel. Ai në një postim në Facebook, tha se presidenti francez, Emmanuel Macron nuk është i vetmi që e bllokon procesin e liberalizimit, pasi sipas tij, bllokues është edhe presidentja Vjosa Osmani.
Mustafa tha se sot Osmani nuk është takuar me bllokuesin e liberalizimit, Emmanuel Macron, siç u raportua, por ‘në Bruksel u takuan dy bllokuesit e liberalizimit’.
Me pas veç pak fytyrë, Vjosa Osmani e disa të tjerë në Qeveri e në Kuvend do ta mbyllnin gojën për liberalizimin. Presidentja Osmani, nuk u takua sot me bllokuesin e liberalizimit (Makron), ashtu siç u raportua. Por, dy bllokuesit e liberalizimit, Osmani dhe Makron u takuan në Bruksel. Gati më shkuan lotët kur e lexova deklaratën e Vjosës se vetëm asaj i është dashur viza për këtë takim në Brukse. Çfarë ironie. Kjo mendon se populli e ka mbajtje mendjen e peshkut”, ka shkruar Mustafa.
Madje, Mustafa akuzoi Osmanin, Kurtin, Shpejtim Bulliqin e ‘piromanët e tyre’ që në vitin 2015 dhe 2016 e penguan ratifikimin si kusht të liberalizimit, ‘duke shpikur të pavërteta’.
“Është Vjosa Osmani, Albin Kurti, Shpëtim Bulliqi e piromanet e tyre që në vitin 2015 e 2016, kur ne ishim në një pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë për liberalizimin e vizave shpiknin të pavërteta për ta penguar ratifikimin si kusht të liberalizimit”, u shpreh Mustafa.
Mustafa tha se atyre duhet t’u jepen medalje për mashtrim të popullit, në vend të liberalizimit.
“Por, këtyre në vend të liberalizimit duhet tu epen medalje për mashtrim të popullit. E lanë pa viza, e ua morën mbi 5o përqind të votave.”
Me pas veç pak fytyrë, Vjosa Osmani e disa të tjerë në Qeveri e në Kuvend do ta mbyllnin gojën për liberalizimin. Presidentja Osmani, nuk u takua sot me bllokuesin e liberalizimit (Makron), ashtu siç u raportua. Por, dy bllokuesit e liberalizimit, Osmani dhe Makron u takuan në Bruksel. Gati më shkuan lotët kur e lexova deklaratën e Vjosës se vetëm asaj i është dashur viza për këtë takim në Brukse. Çfarë ironie. Kjo mendon se populli e ka mbajtje mendjen e peshkut!
Është Vjosa Osmani, Albin Kurti, Shpëtim Bulliqi e piromanet e tyre që në vitin 2015 e 2016, kur ne ishim në një pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë për liberalizimin e vizave shpiknin të pavërteta për ta penguar ratifikimin si kusht të liberalizimit.
Sa njeriut të sëmurë, të papunë e nevojtar për të shkuar në perëndim i është refuzuar viza, e kjo nuk i ka brengosë këta që sot janë në pushtet. Edhe disa në opozitë!
Por, këtyre në vend të liberalizimit duhet tu epen medalje për mashtrim të popullit. E lanë pa viza, e ua morën mbi 5o përqind të votave.
Aferim!