Error
Lajme

Isa Mustafa: Vjosa Osmani ta mbyllë gojën, gati më shkuan lotët prej deklaratës së saj

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani dhe Qeveria do të duhej ta mbyllnin gojën për liberalizim e vizave.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se presidentja Osmani nuk u takua sot me Macronin siç u raportua.

Ai ka ironizuar me deklaratën e Osmanit duke thënë se gati “i shkuan lotët” kur ka dëgjuar presidenten se vetëm asaj i është dashur viza për takim në Bruksel.

“Me pas veç pak fytyrë, Vjosa Osmani e disa të tjerë në Qeveri e në Kuvend do ta mbyllnin gojën për liberalizimin. Presidentja Osmani, nuk u takua sot me bllokuesin e liberalizimit (Makron), ashtu siç u raportua. Por, dy bllokuesit e liberalizimit, Osmani dhe Makron u takuan në Bruksel. Gati më shkuan lotët kur e lexova deklaratën e Vjosës se vetëm asaj i është dashur viza për këtë takim në Brukse”, shkroi ai në Facebook.

Mustafa ka thënë se Osmani mendon se populli ka trurin e peshkut.

“Çfarë ironie. Kjo mendon se populli e ka mbajtje mendjen e peshkut!”, shkruan ai.

Ish-kreu i LDK-së krejt në fund ka thënë se janë pikërisht Osmani, Kurti e Bulliqi ata që më 2015 dhe 2016 shpiknin të pavërteta për të penguar ratifikimin që ishte si kusht për liberalizim.

Mustafa thotë se janë pikërisht ekzekutivi i tanishëm dhe presidentja ata që lanë vendin pa viza dhe korën 50 për qind të votave.

“Është Vjosa Osmani, Albin Kurti, Shpëtim Bulliqi e piromanet e tyre që në vitin 2015 e 2016, kur ne ishim në një pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë për liberalizimin e vizave shpiknin të pavërteta për ta penguar ratifikimin si kusht të liberalizimit. Sa njeriut të sëmurë, të papunë e nevojtar për të shkuar në perëndim i është refuzuar viza, e kjo i ka brengosë këta që sot janë në pushtet. Edhe disa në opozitë! Por, këtyre në vend të liberalizimit duhet tu epen medalje për mashtrim të popullit. E lanë pa viza, e ua morën mbi 5o përqind të votave. Aferim!”, shtoi ai.

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
WP Radio
WP Radio
OFFLINE LIVE
Close