Kryetari Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani është shprehur i bindur se këtë vit kosovarët do ta fitojnë liberalizimin.
Ish ministri i Shëndetësisë ka thënë se ka filluar të ndryshohet imazhi i Kosovës në arenën ndërkombëtare edhe tek ato shtete që kanë qenë skeptike.
“Mendoj se duke iu falënderuar përpjekjeve serioze që Qeveria e Kosovës i ka bërë në betejën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka filluar të ndryshohet imazhi i Kosovës edhe në arenën ndërkombëtare edhe sa i përket shteteve që kanë pasur rezerva për liberalizimin e vizave. Jemi në rrugën e duhur dhe nuk dua të humb fjalë duke folur se sa e padrejtë ka qenë bashkësia evropiane në relacion me Kosovën sa i përket liberalizimit të vizave të cilat janë duke u shtyrë nga vitit në vit. Mendoj se mund të presim lajme të mira në muajt që vijnë. Unë shpresoj që ky vit do të jetë viti kur qytetarët e vendit do të fillojnë të lëvizin lirshëm në hapësirën evropiane”, tha Agani për eo.