Na gëzon jashtëzakonisht shumë lajmi i mirëpritur nga Elvis Naçi, për marrjen përsipër të sigurimit të mjeteve financiare, për shërimin e Ilir Behlulit, 19 vjeçarit nga Gjilani, i cili u diagnostifikua me Leukemi Akute.
Rasti i Ilir Behlulit, na preku të gjithëve, ku menjëherë e pamë një reagim të mirë të qytetarëve për t’i dalë në ndihmë. Shuma për trajtimin e tij, është jashtëzakonisht e madhe, dhe, duhet një mobilizim i madh për t’i dalë në ndihmë bashkëqytetarit tanë.
Faleminderit të gjithë atyre të cilët na janë lajmëruar për ta mbështetur me mundësitë e tyre, gjithashtu, një falënderim i jashtëzakonshëm shkon për Elvis Naçin, i cili, bashkë me Fondacionin Firdeus, po marrin përsipër trajtimin për shërimin e plotë të Ilir Behlulit.
Është krenari e jashtëzakonshme që në mesin e popullit shqiptarë, na mbanë besa, shpresa, krenaria dhe vullneti, për t’i ndihmuar të tjerët. Elvis Naçi, gjithmonë është paraqitur në trajtimin e nevojave dhe halleve të bashkëqytetarëve, duke bërë punë të mëdha në tërë shqiptarinë.
Nga tani e tutje, Ilir Behluli, do të fillojë të trajtohet dhe me emër të Zotit, do të shërohet plotësisht. Presim që ai do t’i rikthehet jetës normale, duke u angazhuar në mësime e studime, për tu bërë një profesionist i vërtetë në një fushë të caktuar nga ai.
Ilir, duhesh të bëhesh i fortë, deri në tejkalimin e plotë të kësaj sëmundje. E dim që mundesh, dhe, që do t’ia dalësh!
Të priftë e mbara, i dashuri, Iliri!
#bashkeiadalim