Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, do të marrë pjesë sot në ceremoninë zyrtare të hapjes së “Javës për Ndihmë Juridike Falas”.
Aktiviteti do të shënohet me konferencën “Të bashkuar për qasje në drejtësi për të gjithë”, e cila synon promovimin e ndihmës juridike falas dhe forcimin e qasjes së barabartë të qytetarëve në drejtësi.
Në konferencë pritet të marrin pjesë përfaqësues institucionalë, ekspertë të drejtësisë dhe organizata që veprojnë në fushën e sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve.

