Cërrnica si kryefshat i fshatrave Vrapqiç, Gumnishtë dhe Kravaricë, është harruar nga komuna tash e sa vite.
Fshati Cërrnicë me fshatrat përreth është një nga fshatrat më të mëdha në komunën tonë.
Pavarësisht se ky fshat ka mbi 2 mijë banorë, si dhe pozitë të përshtatshme gjeografike, pushtetet komunale të pasluftës, këtë zonë e kanë pasur vetëm si hambar të votave, por kurrë si vend ideal për projekte të ndryshme, që do ishin para së gjithash, të nevojshme për banorët aty, projekte të cilat do përmirësonin mirëqenien e tyre.
Nga shumë probleme që ka ky fshat, dy nga problemet kryesore janë infrastrukturore dhe kulturore. Mungesa e ujësjellësit dhe kanalizimit në vitin 2021 të shekullit 21, më shumë sesa shqetësuese, është për keqardhje. Nuk e di se me çfarë guximi, pushtetet e kaluara, dhe ky që pas 17 tetorit do jetë si i kaluar, shkojnë dhe kërkojnë vota aty.
Banorët e këtij fshati, siç duket i kanë quar duart nga qeverisja aktuale lokale, dhe vetëm falë organizimit vetjak të tyre, kanë shtruar disa rrugë me zhavor. E në jo pak raste kanë qenë bashkëfinancues me komunën.
As në aspektet tjera nuk qëndrojnë më mirë. Shqetësuese është edhe gjendja e shtëpisë së kulturës, që tashmë më shumë i përngjan një skene të një filmi horror, pasiqë ke frikë të kalosh andej në mbrëmje.
Komuna në Cërrnicë është aty me zyren për çertifikata, por objekti në të cilin punojnë punëtorët është krejtësisht i lënë pas dore.
Lutfi Hazirin e karakterizon fakti që projektet ose i vonon në nisje, ose nuk i përfundon fare, pra i lë në gjysmë. Gjendja e lumit i cili kalon nëpërmes të fshatit Cërrnicë, si pasojë e lënies në gjysmë të punimeve aty, tani është mbuluar me ujëra të zeza e mbetje inerte, që paraqesin shqetësim për banorët për mundësinë e përhapjes së ndonjë epidemie, por për komunën kjo gjë nuk paraqet asnjë problem. Lutfi Haziri këtë problem e kujton vetëm pak para zgjedhjeve, pra në fushatë, dhe aty përfundon interesimi i tij për atë pjesë. Synimi i tij është vetëm kapja e votave me mashtrime e me premtime të rrejshme. Por tani është bërë mjaft!
Banorët aty janë më të mobilizuar se asnjëherë më parë, që t’ia japin goditjen përfundimtare qeverisjeve të mashtrimit, e keqpërdorimit, për t’i lëshuar rrugë një qeverisjeje me duar të pastra, një qeverisjeje me nder, e cila ka emrin Lëvizja VETËVENDOSJE!. Sepse numri 144 më 17 tetor, paraqet fillimin e shpresës për një jetë me prosperitet më të lartë, jo vetëm në Cërrnicë e fshatra përreth, por gjithandej Gjilanit.
Diellza Lubishtani, kandidate për Asamble Komunale nga Lëvizja Vetëvendosje me numër 13
#LVV140
#DIELLZALUBISHTANI13