Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar pas postimit të kryeministrit Kurti, në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi sonte në Prishtinë, ku u vra një grua shtatzënë para oborrit të QKUK-së, shkruan Veriu.info.
Kelmendi e ka quajtur të pafalshme që një kryeministër i një shteti demokratik të bëjë dallime sipërfaqësore gjinore dhe populizma etnikë në një rast vrasje.
Postimi i plotë:
A është kaq i zënë ose kaq i lodhur kryeministri ynë që të mos ketë kohë t’i lexojë si duhet statueset që ia shkruajnë këshilltarët (nuk dua ta besoj mundësinë se diçka të këtij niveli ka shkruar vetë).
Është e pafalshme për një udhëheqës shteti demokratik, e aq më tepër për një kryeministër socialdemokrat, të bëjë dallime sipërfaqësore gjinore dhe populizma etnikë në një rast vrasjeje kaq të tmerrshme.
“Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte.” ✖️
“…dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë.” ✖️
Gabime të rënda, kryeministër!
Mosni kështu në këto raste! Më mirë të heshtet.
Sonte dikush nga aparati i sigurisë së shtetit do të duhej të shkonte në shtëpi. Nuk mbrohen qytetarët, nuk mbrohen gratë, nënat, motrat me deklarata të këtilla. Vrasja ka ndodhur në një institucion publik.
U reagua edhe për vrasjen me sopatë, para 5 ditësh!
Edhe para 5 ditësh një shqiptar më pak?! Një gëzim për armiqtë?!
Vaj!