Shendetesi

Kjo është gjendja në Spitalin e Gjilanit

Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit përmes një njoftimi ka treguar për gjendjen e reparteve, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një tabele, ky spital ka njoftuar se prej datës 13 shtator deri më 19 shtator në Infektivë janë trajtuar 185 pacientë.

Ndërsa sa i përket emergjencës, aty janë bërë 561 kontrolla, shkruan Sinjali.

Pas uljes së numrit të pacientëve me COVID-10, ky spital ka bërë të ditur se Reparti i Kirurgjisë, Neurologjisë, Psikiatrisë dhe njëri pavion i Repartit të Internos i janë kthyer normalitetit.

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
Close