KRU “HIDROMORAVA”, vazhdon sanimin e defekteve në qytet, duke ofruar qytetarëve shërbime sa më cilësore dhe furnizim të ujit pa ndërprerje
NJOFTIM PËR INTERVENIMET NË SISTEMIN E RRJETIT TË UJËSJELLËSIT
Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se do të ketë disa intervenime të nevojshme në rrjetin e furnizimit me ujë gjatë dites së sotme.
Intervenimet do të kryhen në zonat e mëposhtme:
Rruga “Muhamerrem Ibrahimi”
Rruga “1 Tetori”
Rruga “Perandori Justiniani”
Fshati “Zheger”
Në përgjithësi, për konsumatorët në këto zona, do të ketë ndërprerje të shkurtëra të furnizimit me ujë, por përpjekjet tona janë për të siguruar që ju të merrni një shërbim sa më cilësor dhe furnizim të ujit pa ndërprerje.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj dhe bashkëpunimin në këtë proces të rëndësishëm të përmirësimit të infrastrukturës së ujesjellësit.
Për çdo informacion shtesë ose ndihmë të nevojshme, ju lutemi të kontaktoni linjën tonë të asistencës së konsumatorit në numrin:
0800-61-0000
Mob: 044983071, Tel: 0280326980,
Kujdestaria inaktive : 044719813.