Zgjedhjet Komunale 2021

Kryetari degës së AAK-së në Gjilan, falenderon qytetarët!

Të dashur qytetarë të Gjilanit, gjatë gjithë muajit keni pasur mundësi të shihni dhe lexoni programet e të gjithë kandidatëve për qytetin tonë.

Besoj që programi më i mirë është ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

AAK në Gjilan ka listën më të mirë dhe kandidatin më të mirë për kryetar.

Këtë ua thashë edhe banorëve të lagjes ‘Dardania’ në mbyllje të fushatës sonë.

Të dielën dilni e votoni, mos harroni se Gjilanit i duhet një kryetar punëtor, i edukuar dhe me vlera si Nazim Gagica.

Të dielën mendoni mirë në dorë të kujt po e leni komunën për 4 vitet e ardhshme.

Për një Gjilan të zhvilluar nga i cili të rinjët nuk do të duan të largohen, ju lus që ta votoni Nazim Gagicën dhe kandidatët e listës sonë.

Me këtë rast dua të falënderoj edhe aktivistët e palodhshëm të AAK-së për gjithë angazhimin dhe punën e madhe gjatë kësaj kohe.

121 është numri i fitores!

Shiko tekstin me te zgjeruar

Related Articles

Back to top button
Close