“Përafërsisht mund të jetë mesi i këtij muaji kur të dorëzohet aplikacion për statusin e vendit kandidat të BE-së. Qeveria i ka dyfishuar angazhimet e veta në këtë drejtim, madje ka disa ditë që janë disa zyrtarë të Zyrës së Kryeministrit që po qëndrojnë në Bruksel, e të cilët e kanë për obligim të prezantojnë idenë që Kosova është e gatshme të bëjë një hap të tillë. Situata gjeopolitike aktualisht është shumë e përshtatshme dhe në favor për Republikën e Kosovës”, deklaroi Kryeziu në emisionin “Këndi i Debatit”.
Ndërkaq,sa i përket Samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, i cili u mbajt sot në Tiranë, Kryeziu e vlerësoi si një moment historik për Shqipërinë.
“Për herë të parë Samiti i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimorë janë në një vend jashtë BE-së, e që zgjodhën të ishte pikërisht Shqipëria. Gjithmonë kur flitet për Ballkanin Perëndimor konsiderohet që Bashkimi Evropian nuk është e plotësuar pa e pasur pjesë edhe Ballkanin Perëndimor”, theksoi tutje ajo në Tëvë1.
Ndërsa, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mikpritur Bashkimin Evropian në Shqipëri./teve1.info/.