Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin Hekuran Murati dhe Elbert Krasniqi kanë prezantuar buxhetin e vitit 2023 në Gjakovë.
Kurti është shprehur se gjatë hartimit të këtij buxheti është menduar që të jetë më shumë për të gjithë.
Ai më tej ka thënë se rreth 100 milionë euro më shumë se këtë vit, parashihet të jetë buxheti për komunat e Kosovës.
“Më shumë se vitin e kaluar është planifikuar të jetë edhe buxheti për Komunën e Gjakovës, i cili pritet të arrijë vlerën prej 31,558,422 euro”, shtoi ai ndër të tjera. /Zëri