Viti shkollor 1991/92, në Kosovë nuk kishte filluar mbarë dhe më kohë nëpër objektet përkatëse shkollore, për faktin se pushtuesi i atëhershëm serb, nuk lejonte që nxënësit shqiptar të mësojnë sipas planeve të Republikës së Kosovës, dukë ua mbyllur dyert e shkollave, më forcë dhe më prani policorë të armatosur deri në dhëmbë.
Në pamundësi që nxënësit e komunitetit shqiptar të vijojnë mësimet në bankat e tyre shkollore, detyrohen që pas një kohe relatvisht të shkurtër të organizohen dhe mësimet t’i mbajnë nëpër shtëpi private, podrume, lokale dhe objekte të ndryshme, në mënyrë që assesi nxënësit të mos mbeten pa dituri. Ishin mobilizuar të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e arsimit në Kosovë, që mësimi të mbahej paralel nga ai i pushtuesit homogjenit serb më plan-programe të Republikës së Kosovës, edhe përkundër që ky pushtet zullumqar në çdo mënyrë pengonte mbajtjen e mësimit shqip, duke keqtrajtuar mësimdhënës, nxënës dhe prindër.
Mirëpo vullneti dhe dëshira që nxënësit shqiptarë të vijojnë mësimet ishte tepër i lartë dhe s’do mend se në këto kushte të vështira shfaqeshin edhe sfida të ndryshme, përveç improvizimit të klasave në shtëpitë private edhe ane tjera përcjellëse, dukë filluar nga literatura, tabelat, ditarët, librat e amzës, dëftesat, diplomat e të tjera.
Ditarët ishin improvizuar nëpër fletore me kopertina të forta dhe kujdestarët e klasave më një përgjegjësi dhe sakrificë të pashoq kujdeseshin për këto ditarë, në mënyrë që armiku mos t’i hetojë.
Dhe si zakonisht në fund të gjysmëvjëtorit të parë dhe të dytë, kujdestarët e klasave raportonin për suksesin e secilës klasë, sipas të dhënave që edhe ky raport ishte i punuar në mënyrë klasike më vizore dhe me shkronja të mëdha të shtypit, për të qenë më të lexuara.
Mirëpo pas një kohe jo aq të gjatë, me daljen në treg të kompjuterëve me desktop të llojit Windows 95, prof. Enver Sadiku, me që posedonte kompjuter në shtëpi, atëbotë rrallë kush kishte kompjuter, merr një kopje të këtij raporti nga kolegu i tij, Fehmi Sylejmani, i cili më dorë të lirë dhe vizore e kishte vizatuar më parë këtë raport të suksesit të nxënësve dhe pas ca ditëve e sjell të përpiluar dhe dizajnuar në formë elektronike, i cili raport, sot e asaj dite është funksional, me plotësime apo ndryshime eventuale, varësisht nga kërkesat e organeve relevante të arsimit.
Është me rëndësi të thuhet, se as ditarët, e as raportet e suksesit nuk ishin kopjuar nga ditarët e viteve të mëparshme, por ishin përpiluar dhe hartuar nga mbamendja dhe logjika racionale edhe atë pa asnjë gabim, duke filluar nga faqja e parë e ditarëve e deri te e fundit.
Kush e punoi i pari raportin e suksesit të nxënësve me kompjuter në Gjilan
Ndani këtë artikull