Në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë i vdekur dhe janë regjistruar 9 raste të reja me COVID-19.
Kështu ka bërë të ditur përmes njoftimit Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 10 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive është 334.
“Nga 1.591 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë i vdekur. Sot janë shëruar 10 qytetarë. Në total numri i rasteve aktive është 334”, thuhet në njoftimin e MSH-së.