Vëllai i Arianit Robellit, Albani, ka bërë të ditur se është arritur shuma e kërkuar në platformën GoFundMe për trajtimin e Arianitit. Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët për solidaritetin dhe mbështetjen e treguar, duke theksuar se objektivi u arrit brenda vetëm pak orësh.
Megjithatë, fondi do të mbetet i hapur edhe më tej, pasi periudha e rikuperimit pas transplantit pritet të jetë e gjatë dhe mund të ketë nevoja të tjera gjatë rrugëtimit të Arianitit drejt shërimit.

