Këshilltarët Komunalë të Lidhjes Demokratike të Kosovë në Gjilan, treguan konstruktivitet dhe zgjatën dorën e bashkëpunimit me ekzekutivin e Komunës në të mirë të qytetarëve.
Me disa propozime të LDK-së dhe partive tjera opozitare, buxheti kaloi pa kundërshtime.
Jemi deklaruar në fillim që do të jemi opozitë kontruktive e këtij pushteti, dhe ashtu do të qëndrojmë deri në fund.
Pavarësisht se ky buxhet nuk ishte më së miri i planifikuar, ne kemi parë të rrugës që të mos bëhemi pengesë as për këto pak projekte në të mirën publike.