Sot kur BE lansoi strategjinë për Ballkanin Perëndimor dhe integrimet europiane, Brukseli, Washingtoni dhe miqtë tanë n’krejt dynjanë, po na rekomandojnë vazhdimisht për përmbushjen e obligimeve për Specialen e demarkacionin.
Krejt kjo për me iu mundësue qytetarëve lëvizjen e lirë pa viza dhe fuqizimin e shtetit tonë. LDK, qe 28 vjet asht në lidhje speciale me Amerikën e shtetet mike të Europës dhe në koordinim me ta, sot e kemi shtetin tonë, të cilin duhet ta fuqizojmë sa më shumë.
Koha për veprime urgjente të liderëve politikë e institucional të Kosovës për integrime euroatlantike dhe në miqësi speciale me Amerikën.
E, ata që mendojnë ndryshe, s’janë prej nesh. Shumë shpejtë ka me u dëshmue sa gabim kanë qenë dhe çfarë dami i kanë shkaktue vendit! Shkruan Lutfi Haziri