Kryeministri Kurti darkoi sonte në Berlin me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Nga darka e takimet u publikuan fotografi të Kurtit krah Vuçiq, për të cilat nuk mungoi një numër i madh reagimesh, shkruan Jepi zë.
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, në të cilin e quan kryeministrin Kurti hipokrit.
“U harruan të zhdukurit!
U harrua gjenocidi!
U harruan viktimat e luftës!
U harruan edhe protesat e parimet!
U harruan të gjitha!” shkroi Lushtaku.
Postimi i plotë:
Albin Hipokriti
JO NEGOCIATA, VETËVENDOSJE!
U harruan të zhdukurit!
U harrua gjenocidi!
U harruan viktimat e luftës!
U harruan edhe protesat e parimet!
U harruan të gjitha!
Për një karrige të kryeministrit!