Në të gjithë botën këtë të enjte u shënua dita pa makina. Kjo nismë është simbolikë për të ulur numrin e veturave të cilat janë të pranishme në trafik.
E në Kosovë numri i veturave të regjistrua cilat qarkullojnë shkon mbi 450 mijë të tilla.
Ku një pjesë e këtyre automjeteve janë edhe pa regjistrim.
Madje sipas drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku numri i veturave të paregjistruara ka rënë në 4.8 %.
Megjithatë prania e tyre sipas ambientalistëve po ndotë edhe ajrin në vend.
Kështu ata kërkojnë që numri i tyre të ulet.
Dita ndërkombëtare pa makina u shënua më aktivitet të ndryshme në Kosovë.