Sot, në ambientet e bibliotekës autori i njohur z.Kurtesh Devaja dhuroi tërë bibliotekën e tij për ta pasuruar atë të qytetit me mbi 350 ekzemplarë.
Mr.Sc. Kurtesh Devaja sot u nderua me mirnjohje nga zyrtarët komunal për dhurimin e këtyre librave.
Mr.Sc. Kurtesh Devaja ka qenë gazetar, publicist si dhe Shkrimtar i mbi dhjetë librave të zhanreve të ndryshme.
Tani, secili lexues do të ketë mundësi që në fondin e Bibliotekës të gjej shkrime të autorit Kurtesh Devaja./Radio Star/