Me dhimbje të madh është pritur sot lajmi për ndarjen nga jeta të zyrtares së komunës së Gjilanit, Ismete Kurtalani.
Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur familjarët e saj.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Sahiti-Kurtalani në këtë moment të vështirë, duke e vlerësuar lart kontributin e saj si zyrtare e përkushtuar dhe e përzemërt për komunitetin.