Të mërkurën, më 11 dhjetor, në orën 14:00, në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, do të bëhet tërheqja e shortit për fazën e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës.
Në këtë fazë të garës janë kualifikuar 16 skuadra, prej tyre nëntë të Superligës dhe shtatë të Ligës së Parë, e të cilat do të synojnë të sigurojnë një vend në çerekfinale.
Ekipet pjesëmarrëse në këtë fazë janë: Gjilani, Dukagjini, Drenica, Vushtrria, Llapi, Ferizaj, Vëllaznimi, Prishtina, Rilindja 1974, Prishtina e Re, Feronikeli 74, Suhareka, Malisheva, Drita, Dinamo dhe Trepça.
Gjilani është fituesi i parë i edicionit të pasluftës në Kupën e Kosovës, derisa ishte finalist edhe katër herë të tjera.